Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka ndërmarrë një fushatë kontrolli për të verifikuar nëse abonentët vjedhin energjinë elektrike. Në qytetin e Shkodrës OSHEE ka realizuar rreth 1000 procedura verifikimi dhe gjatë dy javëve të fundit janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.
Në vijim të këtyre rasteve të konstatuara, OSHEE ka depozituar procedim në organet e drejtësisë për 63 konsumatorë (biznese dhe familjarë).
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do të vazhdojë kontrollet jo vetëm në qytetin e Shkodrës por në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.