Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar me 8 vite burg

AKTUALITET


Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia shtetasin shqiptar Eridion Shehaj 47-vjeç, i cili rezulton i dënuar me 8 vite burg.

Shehaj është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet  burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

47-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.



Skip to toolbar