Një zjarr i madh ka përfshirë një spital në zonën e Merheim në Këln të Gjermanisë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një pacient dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Zjarri në spital ka nisur nga dhoma e një pacienti në orët e para të mëngjesit dhe më pas është përhapur dhe në pavijone të tjerë. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur që zjarri të shuhej vetëm pas disa orësh.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur një hetim për gjetjen e motiveve të vërteta të zjarrit në spital.