Rama, në krah të Haradinajt: S’mund të njolloset lufta çlirimtare!

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama ka lënë pas “mëritë” dhe përplasjet me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke dalë në mbështetje të tij, pavarësisht se homologu i Kosovës deklaroi në një intervistë se Rama nuk e kishte telefonuar.

Duke komentuar për herë të parë thirrjen e Haradinajt nga Gjykata e Hagës, Rama tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se Ramushi është pjesë e një lufte çlirimtare me përmasa heroike dhe historike dhe ai ka një rol në këtë.


“Në raport me luftën e konsideroj Haradinajn, Jakup Krasiniqin e të gjithë ata që u thirrën në Gjykatën e Hagës, si përfaqësues të një lufte çlirimtare. Ajo luftë nuk mund të njolloset dhe nuk mund të reduktohet në gjithë përmasën e saj heroike dhe historike, ku padyshim edhe Ramushi ka një rol të rëndësishëm”, tha Rama. Ndërsa sa i përket dorëheqjes së Haradinajt si Kryeministër, ai cilësoi se ajo është një lëvizje politike dhe taktike e tij në raport me Gjykatën.




Skip to toolbar