Hamza Bin Laden, djali i liderit famëkeq Osama Bin Laden, të Al Qaeda, ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet i ditur nga inteligjenca amerikane, që nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me vdekjen e tij, nëse SHBA ka pasur rol, madje as nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.
Lajmi u raportua për herë të parë nga NBC News, megjithëse zyrtarët nuk do të konfirmonin menjëherë zyrtarisht detajet ose nëse SHBA kishin ndonjë rol në vdekjen e tij.
Hamza Bin Laden u shfaq në publik për herë të fundit në vitin 2018, kur u bëri thirrje njerëzve të të revoltohen kundër gadishullit arabik. Në deklaratat e tij të fundit publike, gjithashtu përfshinte kërcënime për Arabinë Saudite, e cila i hoqi nënshtetësinë në Mars 2019, kur Departamenti i Shtetit i SHBA njoftoi një shpërblim deri në 1 milion dollarë për informacionin që çon “në identifikimin ose vendndodhjen në çdo vend” të Hamza Bin Laden, duke e quajtur atë një udhëheqës kryesor të organizatës terroriste Al Qaeda.
Hamzai, që besohet të jetë rreth 30 vjeç, qëndronte në krah të të atit në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit dhe u arratis bashkë me të në Pakistan, pas ndërhyrjes së udhëhequr nga SHBA në Afganistan, ku kaloi pjesën më të madhe të udhëheqjes së Al Qaedas.