Flamingot braktisin paqen, dhunë në Parlament/ Protestuesit sulmojnë policinë dhe deputetët, plagosen 9 policë

AKTUALITET


Tensione, përplasje dhe momente dhune u shënuan në protestën e mbajtur këtë të enjte para Kuvendit. Një pjesmarrje e pakët por me shumë akte dhune që përngjan me tubimet e grupit të molotovëve lanë të lënduar disa punonjës policie, të cilët u goditën me gurë e sende të forta.

Tensionet nisën që para fillimit të seancës plenare, përplasjet mes protestuesve dhe policisë u përshkallzuan teksa qytetarët tentuan të çanin disa herë garrdhin metalik.

Protestuesit goditën me vezë në drejtim të Kuvendit dhe deputetëve por policia veproi menjeherë duke arrestuar fillimisht 5 persona mes tyre dhe Gent Prognin një prej organizatorëve.

Përfundimi i senacës plenare shënoi dhe agravimin e situatës, militantët militantët nuk i ndalën aktet e dhunës, ata qëlluan me gurë në drejtim të efektivëve, ndërkohë nuk kursyen as makinat e policisë të cilat i shkatërruan.

Vetëm pasi policia ndërhyri me ujë u bë e mundur neturalizimi i situatës me shpërndarjen e protestuesve. Deri më tani 18 persona janë shoqëruar në polici ndërsa 9 efektivë policie dhe disa protestues mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.



Skip to toolbar