Kërkesat e opozitës për 13 tetorin, Balla: Halle të opozitës, zgjedhje në 2021

POLITIKË


Ndërsa janë bërë tre parti opozitare, LSI, PR dhe PAA, që kanë dorëzuar kërkesat në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, kreu Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e quajti qesharake sjelljen e opozitës, pasi sipas tij, zgjedhjet e ligjshme janë zhvilluar në 30 qershor.

Balla tha se heziton të bëjë ndonjë koment tjetër për ato veprime që ai i quajti “halle” të pazgjidhshme të opozitës. Sa i përket zgjedhjeve të 13 tetorit, Balla tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të përgjithshmet në 2021.

Kurse për mundësinë për dialog me opozitën, kreu i grupit parlamentar të PS tha se dora e mazhorancës vazhdon të mbetet e shtrirë sa i përket reformës zgjedhore, duke qenë se 28 nëntori është afati i përfundimit të komisionit të kësaj reforme. Kreu i grupit të PS u shpreh besimplotë se brenda këtij viti do të ketë një kod të ri zgjedhor. “Dora jonë e shtrirë për bashkëpunim, vetëm për Reformën Zgjedhore. 28 nëntori, afati i përfundimit të komisionit të reformës zgjedhore. Konstituimi i këshillave bashkiakë po ecën shumë mirë. Kam besim që do të kemi një Kod të Ri Zgjedhor brenda vitit”, u shpreh Balla.

Ndërkohë Partia Socialiste vazhdon intensivisht punën sa i përket përgatitjeve për ndryshimin e strukturave brenda kësaj partive. Në ditën e fundit të afatit për tu regjistruar në KQZ, dorëzuan kërkesën vetëm 3 parti të opozitës, LSI, PAA dhe PR. Ndërkohë, Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë deklaratave se nuk shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, por që Basha ka deklaruar të hënën se njeh 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore.



Skip to toolbar