Bullgaria, veto për Maqedoninë e Veriut/ Aksidenti i një shtetaseje bullgare mund të bllokojë integrimin e Shkupit në BE

AKTUALITET


11 vende të Bashkimit Europian kërkojnë heqjen e vetos brenda Unionit. Në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, vendet europiane të kryesuara nga Gjermania, kërkojnë zëvendësimin e unanimitetit në shumicën e kualifikuar, dhe zëvendësimin e vetove me abstenime.

Në këtë iniciativë, Gjermanisë i janë bashkuar edhe Franca, Holanda, Spanja, Danimarka, Austria, Suedia, Belgjika, Luksemburgu dhe Rumania.

Propozimi i ri bazohet në 5 parime. E para, mbështetja e bashkëpunimit të sinqetë dhe solidaritet të ndërsjellë. E dyta, zëvendësimi i vetove me abstenime.

Kalimi nga unanimiteti në shumicën e kualifikuar. Edhe në rastet e rralla të bllokimit, duhen dhënë arsye të vlefshme dhe të bazuara. Me pak fjalë, BE kërkon një rregull të ri në politikën e jashtme, ku 1 vend nuk mund tua lidhë këmbët 26 të tjerave për shkak të një vetoje.

Këto janë mësimet që BE ka nxjerrë nga Viktor Orban, ish-kryeministri hungarez që falë një vetoje bllokoi ndihmat për Ukrainën në konfliktin ndaj Rusisë dhe jo vetëm.

Por largimi i Orban, ka shtyrë vendet e BE për të rishikuar politikën e jashtme, sidomos në një kohë kur erëra të këqija po fryjnë nga Franca, në rast se kandidatja eurosketike e të djathtës ekstreme arrin të zgjidhet Presidente në vitin 2027.

Por nuk është rastësi gjithashtu që propozimin për heqjen e vetos, e udhëheqin Gjermania dhe Franca, të cilat në qershor të këtij viti propozuan integrimin gradual pa të drejtë vote për kandidatët nga Ballkani Perëndimor.



Skip to toolbar