Vrau 14 shqiptarë, lirohet para kohe krimineli famëkeq i grupit “Akrepat”

KOSOVA


Krimineli famëkeq serb, Miodrag Sholaja, i dënuar për vrasjen e 14 shqiptarëve, është liruar nga burgu 3 vite më herët nga sa ishte parashikuar në vendim. Sholaja ka qenë pjesë e grupit paramilitar serb, “Akrepat”, dhe më 28 mars 1999, vrau 14 njerëz në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë. Viktimat ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare. Në vitin 2008-të, Miodrag Sholaja mori një dënim qesharak me 15 vite burg, në një kohë ku u provua përfshirja e tij në vrasjen e 14 njerëzve.

Në Prishtinë kanë reaguar ashpër për lirimin e kriminelit serb. Një akt të turpshëm të shtetit serb e konsideron Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, lirimin e Sholaja. “Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja, por edhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e delegacionit të BE-së në Beograd. Ky është realiteti se si kriminelët e luftës në Serbi janë heronj dhe lartësohen nga qeveria e Ana Brnabic”, shprehet Pacolli.



Skip to toolbar