Që pas vetëvrasjes në qeli të miliarderit amerikan Jeffrey Epstein, i akuzuar dhe i dënuar për abuzime seksuale, në qendër të shkrimeve të mediave britanike ka qenë edhe princi Andrew i cili njihej si mik i Epstein.
Madje akuzat e bëra nga Virginia Roberts, përveç Epsetein përfshijnë edhe princin e Britanisë. Ajo ka thënë se kur ka qenë 17 vjeç e rekrutuar nga Epstein, të paktën në 3 raste ka kryer marrëdhënie edhe me princin britanik, akuza këto që janë mohuar në mënyrë kategorike nga princi Andrew. Por Daily Mail ka publikuar të hënën një video ekskluzive e cila hedh hije dyshimi mbi implikimin e princit në “bëmat” e Epstein.
Në video shfaqet Princi Andrew i cili përshëndet përzemërsisht një brune që largohet nga shtëpia luksoze e Jeffrey Epstein në Manhatan.
Edhe pse duket tepër i qetë, Princi për një moment hedh vështrimin përreth, për t’u siguruar që nuk po e sheh njeri.
Në fakt kishte të drejtë, sepse diskush po e filmonte. Video e publikuar në “Mail on Sunday” tregon një ngjarje të ndodhur në 6 dhjetor 2010, dy vite pasi Epstein ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Ai shfaqet pas dere më pak se një orë pasi vetë Epstein ishte larguar nga shtëpia, e etiketuar nga mediat si “Shtëpia e Horroreve”.
Princi Andreë ka mohuar vazhdimisht pretendimet e një prej viktimave të Epstein, Virginia Roberts, që ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17 vjeç në tri raste, një prej të cilave në këtë banesë. Akuzat e saj u fshinë nga regjistrat e Gjykatës në vitin 2014.
Megjithatë, video e publikuar do të rrisë presionin ndaj 59-vjeçarit pjesëtar të familjes mbretërore, edhe pse Mbretëresha Elizabeta II tregoi mbështetje publike për të birin, duke e lejuar të ulej pranë saj në një dalje publike të dielën e kaluar.
Epstein vrau veten në qeli në 10 gusht, pasi po qëndronte në pritje të nisjes së gjyqit kundër tij. Financieri i suksesshëm akuzohej se në veçanti në periudhën 2002-2005 kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm. Videon mund ta shikoni ketu.