Në Shqipëri turistët e huaj nuk vijnë vetëm për plazhin, por edhe për… dhëmbët

AKTUALITET


E ndërsa cilësia e turizmit u ndot ditët e fundit nga rasti i dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit në Porto Palermo, kryeministri Rama njofton se të huajt vijnë në Shqipëri, jo vetëm për plazhin, por edhe për shëndetin oral.

Rama shkruan se turistët e huaj zgjedhin për të ardhur në Shqipëri jo vetëm për turizëm, por edhe për kujdesin shëndetësor, ku spikat shëndeti oral. Në Shqipëri klinikat dentare operojnë me çmime shumë të favorshme në krahasim me klinikat e huaja jashtë vendit, kjo ka bërë që shumë turistë të  vendosin që kujdesin e dhëmbëve të kryejnë në Shqipëri.


“Mirëmëngjesi dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.

Në video shprehin opinion e tyre turistë nga Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika e shumë vende të tjera.

MIRËMËNGJES 😃dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 18. August 2019



Skip to toolbar