U zhduk të dielën, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

AKTUALITET


Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e së hënës në afërsi të lumit Devoll në Gramsh. Siaps policisë, viktima është Besnik Tabaku dhe ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin.

Ky shtetas është larguar ditën e djeshme nga banesa dhe familjarët nuk dinin gjë për fatin e tij. Policia thotë se në trupin e 53-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Kanë qenë vetë familjarët, të cilët i janë drejtuar për ndihmë policisë, por për fat të keq 53-vjeçari u gjet të hënën pa shenja jete në vendin e quajtur Çekrez.



Skip to toolbar