Gërmimet në parkun arkeologjik të Apolonisë kanë nxjerrë në sipërfaqe një granatë dore që mendohet se i përket luftës së parë botërore. Gërmimet në këtë zonë po bëhen nga një ekspeditë franceze, drejtuesit e së cilës kanë njoftuar menjëherë për gjetjen e granatës. I gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie dhe pranë vendit ku është gjetur granata ndodhen edhe forcat policore. Në vendin ku u gjet granata ndodhet edhe ekspedita franceze, e cila po merret me gërmimet në këtë zonë.
Granata do të demontohet nga forcat xheniere. Kjo është hera e parë që gjate gërmimeve në parkun arkeologjik të Apolonisë gjendet një armatim i luftës së parë botërore. Ndërkohë, ekspeditat e huaja që kanë kryer gërmime kanë gjetur në këtë zonë objekte të ndryshme, që i përkasin lashtësisë.