Një situatë aspak e zakontë dhe tepër emergjente është shfaqur në institucionin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan. 4 punonjës janë prekur nga tuberkulozi, ndërsa pjesa tjetër e stafit i është nënshtruar ekzaminimeve për shkak të përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse përmes frymëmarrjes.
Sekretarja e institucionit është një ndër të prekurat , e cila është transportuar në Sanatoriumin në Tiranë, ndërsa tre të tjerët janë specialistë.