Hysaj mbetet te Napoli, agjenti konfirmon ‘dështimin’ e tij

SPORT


Kur merkato po shkon drejt mbylljes, dhe pas zërave për një lëvizje të bujshme të Elseid Hysaj në merkato, agjenti i tij, ‘llafazani’, Mario Giuffredi, ka thënë se “Hysaj do të qëndrojë te Napoli”. Me këto fjalë, shuhet dhe njëherë dilema, njëherazi dhe thashethemet e merkatos rreth të ardhmes së mbrojtësit shqiptar. Javët e fundit Elseid Hysaj ka qenë në qendër të fjalëve për një largim të mundshëm nga Napoli.

Por, agjenti i 25-vjeçarit, Mario Giuffredi, duket se ka dështuar me tratativat për të gjetur një klub të ri për futbollistin shqiptar. Në fakt, me Carlo Ancelottin, Hysaj pritet të ketë përsëri një sfidë për një vend në formacion te Napoli. Megjithatë, ekspertët e merkatos së lojtarëve në Itali, kanë mendimin se Juventus mund të shfaqet për anësorin e djathtë shqiptar, pasi Maurizio Sarri e njeh mirë lojtarin, që e drejtoi për pesë vjet te Napoli dhe Empoli më herët.

 Deri në fund të dritares së  merkatos, mund të shfaqen oferat të tjera, megjithëse është në dorën e De Laurentisit, i cili nuk do të lejojë largimin e Hysajt pa përfituar më parë 50 milion euro. Gjatë verës, emri i Hysajt u lidh me disa klube, nga Roma dhe Inter në Serie A, te Chelsea dhe Tottenham në Premier League. Por veç thashethemeve të merkatos, asgjë tjetër nuk ka krijuar interes për lojtarin shqiptar.



Skip to toolbar