“Franca s`na fal”, Hysaj: Të luajmë si ndaj Turqisë

AKTUALITET


Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj foli në konferencë për mediat një ditë para ndeshjes me Francën. Hysaj u shpreh fillimisht se barazimi me Andorrën është harruar, ndërsa skuadra është fokusuar te Franca. “Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”, tha Hysaj.

Franca është padyshim ekip i vështirë, me shumë kampionë, megjithatë, Hysaj beson se nëse kombëtarja luan si ndaj Turqisë, nuk do të jetë e vështirë. “Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Grizman, Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë”, tha kapiteni.


Në “Air Albania Stadium” pritet të jetë i pranishëm dhe ish-futbollisti i Romës, Francesco Totti. Hysaj e sheh këtë si vlerësim për kombëtaren. “Unë i besoj më shumë faktit se do na ndihmoje tifozeria. Pastaj që do jetë Toti apo lojtarë të Romës, më jep kënaqësi. Tani unë jam pjesë e Napolit dua të rikuperojë vendin tim aty dhe pastaj të shohim”, tha Hysaj.

Kapiteni u shpreh se nuk presin dhuratë nga Franca, por skuadra duhet të jetë e qetë dhe të ketë vetëbesim. “Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na falin pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmë duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë më besim”, shtoi kapiteni.

Sipas tij, trajneri Reja ka ndryshuar kombëtaren dhe stilin e lojës. Skuadra luan më mirë, ndërsa në takimin e së dielës duhet të bëhet diçka më shumë për të respektuar dhe stadiumin. “Ne me zemër luajmë. Me ardhjen e trajnerit, mundohemi të luajmë me skemat e duhura. Ne shqiptarët kemi zemër. Përsa i përket ndeshjes me Sebinë, kur sheh ato momente të bëhet mishi kokrra, është mirë të kujtosh ato momente sërish. Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat”, shtoi ndër të tjera Hysaj.




Skip to toolbar