Rama prezanton Mirditën e re: Ndryshimi s’ka nevojë për koment

AKTUALITET


Kryeministri Rama, i larguar prej kohësh nga deklaratat politike, ka vendosur të fokusohet vetëm në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të bukur, të rregullt dhe të pastër. Të shtunën Rama ka prezantuar një tjetër projekt të qeverisë, atë të transformimit të qytetit të Mirditës, si pjesë e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.

Përmes fotove të shpërndara në Facebook, Rama tregon ndryshimin e qartë të rrugëve, shkollave, ndërtesave dhe qendrës së qytetit të Mirditës.

“3D LIVE nga Bashkia e Mirditës, ku Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane dhe puna e palodhur e kryebashkiakut socialist, kanë sjellë një transformim që s’ka nevojë për komente.” – shkruan Rama

Mirdita i është bashkuar kështu projekteve të tjera të qeverisë për transformimin urban si Shiroka, Thethi, Puka, Maliqi, Elbasani e shumë projekte të tjera që kryeministri i ka bërë publike gjatë gjithë muajit gusht.

Duket se Rama në vend që të merret me akuzat politike që opozita bën çdo ditë në drejtim të qeverisë, është fokusuar në një punë edhe më të mirë për qytetarët, atë të transformimit të qyteteve dhe zonave turistike të Shqipërisë.

3D LIVE😁 nga Bashkia e Mirditës, ku Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane dhe puna e palodhur e kryebashkiakut socialist,…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 24. August 2019


Skip to toolbar