Rama nga Mirdita: Mos cenoni zgjedhjet, do digjeni

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama pas prezantimit të kandidates Majlinda Cara në bashkinë e Kurbinit, është ndalur edhe në qytetin e Mirditës ku prezanton kandidatin Ndrec Deda. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu akuzat për kreun e opozitës duke i cilësuar si shkatërrues të qetësisë së vendit, dembela që nuk janë të aftë të bëjnë asnjë punë si dhe përmes dhunës dhe trazirave në protesta fshehin atë që e dinë shumë mirë ‘që janë humbës në zgjedhjet e 30 qershorit’.

Njerëzit e bëjnë dallimin se kush është kalë për t’u ngarkuar dhe kush është gomar për t’u përcjellë në rrugën e vete.” tha Rama i cili përsëriti edhe një herë thirrjen për të rinjtë dhe qytetarët të mos tërhiqen nga opozita për të cenuar zgjedhje, pasi masat e marra do të jenë të rënda.


“U them atyre që protestojnë, që nuk duan qeveri, që duan që unë të iki një orë e më parë, mendoni si shqiptarë, e mos mendoni si huliganë. Ata nuk kanë për t`ia dalë. Ata mund të marrin më qafë disa njerëz, t’i çojnë pas hekurave, e pastaj për vete shkojnë e flenë të qetë në shtëpi. Nuk do të hyni dot në BE, mos ja digjni këtë mundësi vetes duke ndjekur Lulin nga pas.” – tha Rama

Rama bëri edhe një dallim të qartë se si ka ndryshuar Mirëdita sot nga ajo që ishte para 4 vjetësh, falë punës dhe përkushtimit të qeverisë.

“Është e qartë për këdo që do të shikojë dhe do të përdori mendjen e tij duhet të dijë se ne nuk jemi me te mirët por më të mirë se ne nuk ka. Ata janë pak dhe do të jenë përditë e më pak, sepse njerëzit që i ndjekin pas do i braktisin çdo ditë. Akuzojnë policinë për dhunë, por në fakt filmimet tregojnë se protestuesit dhunohen nga huliganët me kapuça të zinj. Këto janë shembuj pse në protestat e opozitës, njerëzit me mend në kokë nuk mund të bëhen pjesë, edhe pse mund të jenë të pakënaqur me qeverinë.”

Gjithashtu Rama përsëriti edhe një herë se nuk do të largohet pse e kërkon opozita rrugore por “ne do të ikim vetëm kur të vendos populli”.




Skip to toolbar