Nuk ndalen zjarret, në Fushë Krujë rrezikohen banesat, në Rrogozhinë antenat e transmetimit

AKTUALITET


Shtimi i vatrave të zjarri në vend nuk kanë të ndaluar. Pas atyre në Shëngjin dhe Gjirokastër, gjatë të shtunës një tjetër vatër zjarrit është krijuar në Fushë Krujë. Zjarri ka rënë në përmasa të mëdha dhe ndodhet shumë afër fabrikës së çimentos në fshatin Zallë. Në të ndodhen edhe disa banesa, që rrezikojnë të preken nga flakët.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien në kontroll të tyre. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


Gjithashtu një tjetër vatër zjarri është përhapur në Rrogozhinë që rrezikon të djeg antenat e transmetimit të televizioneve. Zjarri ka rënë në fshatin Kryevidh në zonën që lidh bregdetin e Spillese me autostradën Rrogozhinë-Tiranë. Zjarri ka rënë në një terren malor që e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se dhe ky zjarr ka qenë i qëllimshëm nga banorët e zonës për të krijuar kullota për bagëtitë.

Duket se zjarret vetëm shtohen në këtë kohë thatësire por edhe zjarrëvënie të qëllimshme. Edhe në Devoll, një sipërfaqe e madhe e pyllëzuar në fshatin Ziçisht në vendin e quajtur  “Gështenjat” prej disa orësh vijon të digjet. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur që të vënën nën kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tij.




Skip to toolbar