Fiona Mcilwham, ish ambasadorja britanike në Shqipëri është zgjedhur nga çifti mbretëror Princi Harry dhe dukesha Meghan si sekretarja e tyre private që do të merret me një sërë polemikash që shoqërojnë zakonisht pjesëtarët e familjes mbretërore.
Daily Mail shkruan se ambasadorja Mcilwham është zgjedhur në këtë post, pasi i ka bërë përshtypje çiftit për punën e saj si diplomate më disa shtete, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
“Ajo u emërua Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri në vitin 2009, në moshën vetëm 35 vjeç, në një kohë kur kriza politike ishte në rritje dhe vendi kërcënohej nga krimi i organizuar.
Burimet thonë se ajo bëri një përshtypje të menjëhershme duke shmangur limuzinat dhe truprojat. Dhe në vend të kësaj të shëtiste në takime në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, duke folur me drejtuesit e vendit në gjuhën e tyre shqipe”, shkruan britanikja Daily Mail.
Mcilwham, e cila sapo ka përfunduar një kurs drejtimi strategjik në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes, jeton në një shtëpi prej 1 milion £ në Londrën e Veriut me burrin Daniel Korski, një ish ndihmës i lartë i David Cameron dhe djalin e tyre.