Kelmendi hakmerret ndaj japonezes, një hap larg finales së Botërorit

SPORT


Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatin botëror që po zhvillohet në Japoni. 28-vjeçarja në çerekfinale ka mposhtur me ‘ippon’ kampionen e botës të vitit 2017 dhe nënkampionen e 2018, Ai Shishime.

Përveçse një kualifikim në gjysmëfinale përballje me Ai Shishime shërbeu edhe si hakmarrje, pasi sportisja japoneze e kishte mposhtur Majlindën në botërorin e 2017-s.

Ndërkohë në gjysmëfinale Majlindën e pret një tjetër përballje e vështirë, pasi do të ndeshjet me kampionen e botës aktuale, Uta Abe. Sfida mes këtyre dy sportisteve do të jetë e parë në karrierë ndaj njëra-tjetrës.



Skip to toolbar