Ditën e mërkurë janë publikuar listat me emra fitues të maturantëve, të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Listat janë publikuar në faqen zyrtare të vetë universitetit së bashku me disa udhëzime se si maturantë të bëjnë verifikimet e duhura dhe më pas të ndjekin procedurat për regjistrimin e tyre në fakultet, që fillojnë zyrtarisht më 2 shtator.
Në listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë , emrat që ndodhen deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege.
Ndërsa aplikantët që ndodhen poshtë vijës së kuqe, kanë ende shpresë pasi edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në Fakultetin e Ekonomisë, mbeten ende 353 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në fakultete të tjera.
Fakulteti i Ekonomisë sqaron gjithashtu se në rast animimi të rezultatit të shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 30 Gusht. Përgjigja do të merret brenda 24 orëve.
Klikoni këtu për të parë listat e plota të fituesve.