Luis Enrique humb vajzën 9-vjeçare, vuante prej muajsh nga kanceri

AKTUALITET


Ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique, ka përjetuar një tragjedi familjare këtë të enjte. Ai ka humbur vajzën e tij Xana në moshën 9-vjeçare, pas betejës me kancerin. Lajmin e ka dhënë vetë ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës dhe Barcelonës, i cili ka shkruar një status në Tëitter. Enrique, që la papritur rolin e trajnerit të La Roja, pikërisht për t`i ndenjur pranë vajzës së tij, ka shkruar se Xana, e bija 9-vjeçare, po luftonte prej kohës nga osteorsarcoma, një kancer i kockave.

“Vajza jonë Xana ka ndërruar jetë këtë pasdite në moshën 9 vjeç, pasi luftoi për 5 muaj intensivisht kundër osteosarkomës. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e përzemërta që më keni dërguar gjatë këtyre muajve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj. Falënderimi gjithashtu shkon dhe për stafin e spitaleve San Joan de Deu dhe Sant Pau, për përkushtimin dhe trajtimin e tyre, për mjekët, infermierët dhe të gjithë vullnetarëve. Një falënderim të veçantë për ekipin e priftërinjëve të trajtimit paliativë të Sant Joan de Deu. Do të na mungojë shumë por ta kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, me shpresën se në të ardhmen do të takohemi përsëri. Ti do të jesh ylli që do të udhëzosh familjen tonë. Pusho Xanita”, shkruan Enrique.



Skip to toolbar