Gjendet me këmbë të thyer turisti polak, banorët e Thethit i shpëtojnë jetën

AKTUALITET


Pas njoftimit se një turist polak ishte rrëzuar nga maja e Harapit në Theth, banorët e fshatit turistik në veri të vendit, kanë arritur të gjejnë pas disa orësh të riun e aksidentuar.

Ndonëse u kërkua ndihmë me helikopter për të shpëtuar të riun, pasi zona ku kishte rënë ishte terren i vështirë, kanë qenë banorët ata që kanë mundur të shpëtojnë turistin polak.


Pas disa orësh kërkimesh, banorët e Thethit kanë lokalizuar dhe më pas kanë gjetur turistin, të cilin e kanë gjetur me këmbë të thyer, pas rrëshkitjes nga maja e malit.

Shtetasi polak, emri dhe mosha e të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, ku veç këmbës së thyer ka pasur dhe plagë të tjera.

Pas gjetjes, banorët kanë nisur transportimin me barrelë të turistit drejt qendrës shëndetësore. Ndërkohë, mësohet se  ka qenë e fejuara e turistit, ajo që ka njoftuar banorët e fshatit për aksidentin.




Skip to toolbar