Jahti gjendet i braktisur në Shëngjin, mister fati i pronarit të tij

AKTUALITET


Një jaht luksoz me vlerë 2 milionë euro dhe flamurin turk është gjetur i braktisur rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin. Jahti është pikasur në det të hapur nga një peshkarexhë. Peshkatarët pasi vunë re së për 3-4 orë peshkimi jahti nuk po lëvizte, iu afruan kur kuptuan se ishte i ndezur, por nuk kishte asnjë njeri në bord. Ato kanë njoftuar menjëherë rojet Bregdetare, të cilat kanë bërë të mundur ankorimin e jahtit në Portin e Shëngjinit.

Brenda jahtit 13 metra të gjatë është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut Sevgin Yavuz, 31 vjeç, por asnjë njeri në bord. Sipas policisë jahti i përket një biznesmeni turk i cili kishte ardhur me pushime në Adriatik. Jahti ishte nisur nga Porti i Tivarit në Malin e Zi drejt Shëngjinit, por braktisja e tij në det të hapur mbetet ende një mister për policinë.

Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari apo personat e tjerë që mund të ishin me të në bord. Brenda bordit të jahtit nuk evidentohet asgjë e pazakonshme, ndërkohë që po hetohet në dy pista atë të vrasjes apo pengmarrjes së biznesmenit turk ose ai mund të jetë hedhur në det për tu larë dhe nuk ka mundur të dalë sërish. Policia e Shtetit po bashkëpunon me Malin e Zi dhe Turqinë për të zbardhur misterin e zhdukjes së tij.

Jahti luksoz i braktisur ne Shengjin on Vidnews.



Skip to toolbar