Ilmi Demiraj, 42 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi rezulton se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar për përfshirje në grabitje të dhunshme.
42-vjeçari është dënuar në mungesë nga një gjykatë në Itali me 8 vite burg për akuzën e vjedhjes me dhunë. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Teodor Keko” me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.