Një turp i pajetë është gjetur në digën e lumit Rrapuni në Librazhd. Burime policore bënë me dije se personi i pajetë, mashkull, rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar, është gjetur kur janë hapur portat e digës së hidrocentralit në këtë lumë.
Nga dyshimet e para mendohet se ai mund të ketë rënë aksidentalisht. Aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku mjekësia ligjore do të nxjerrë edhe shkaqet e vdekjes së tij.