Sëmuren avokatët e Shullazit, shtyhet gjyqi

AKTUALITET


Mungesa e avokatëve është bërë shkak për shtyrjen e procesit gjyqësor në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurit e tjerë, i cili ishte caktuar të zhvillohej paraditen e së hënës.

Avokatët Vladimir Meçe dhe Elton Domi mungonin në seancë për arsye shëndetësore, ndërsa gjykata i kërkoi të pandehurit Endrit Zela të zgjidhte një tjetër avokat. Në përfundim trupi gjykues vendosi të thërrasë seancën e radhës më 23 shtator në 11:00.


Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda por vendimi u apelua. Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.




Skip to toolbar