Kancelarja Merkel ka “vulosur” hapjen e negociatave për Shqipërinë duke deklaruar se qeveria e saj ka dhënë një rekomandim pozitiv me disa specifika. Megjithatë Merkel tha se pavarësisht rekomandimit pozitiv të qeverisë, gjithçka pritet të vendoset në Bundestag më 26 shtator. Këto deklarata kancelarja gjermane i bërë kur u pyet në lidhje me vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë, si Franca dhe Holanda. Mergel zgjodhi që në vend të saj të fliste për vendimin e qeverisë gjermane që inkurajon hapjen e tyre. Pavarësisht moskomentimit të Merkel, dihet se një rekomandim pozitiv nga Gjermania do të ndikonte edhe në vendimin e vendet skeptike.
“Nuk mund të flas për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë, dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim,” deklaroi Merkel gjatë një konferencë për shtyp me kryeministren e Serbisë.
Një inkurajim pozitiv për hapjen e negociatave e ka dhënë dhe Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg. Gjatë një takimi në Shkollën e Magjistraturës në Tiranë, Sensburg tha se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme dhe për këtë meriton hapjen e negociatave. Ai u shpreh se asnjë vend nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet 100 % që i janë kërkuar, por Shqipëria është në rrugën e duhur duke punuar për përmirësimin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit në nivele të larta. Shteti i së drejtës është esenca e gjithçkaje u shpreh Sensburg dhe Shqipëria ka një Reformë në Drejtësi të pambushur dhe një proces vettingu për tu vlerësuar.
“Jemi në mes të procesit për anëtarësimin për në BE nuk jemi në fund të rrugës, por jemi në rrugën e duhur. Shqipëria nuk ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumentet. Por drejtimi është 100% i rregullt. Kolegët e mi janë të bindur se Shqipëria është partner perfekt për ne, jeni në rrugën e duhur shteti i së drejtës është esenca e gjithçkaje. Ju duhet një proces Vettingu për të pasur gjykatën e drejtë në fund. Mendoj se Komisioni Europian do ti gjykojnë përpjekjet. Ne po ecim shpejt, dhe po bëjmë një punë shumë të mirë. Është e vërtetë që Gjykata duhet të funksionojë dhe do të funksionojë me gjyqtarë të mirë”. u shpreh Sensburg