Qipro, vrasësi serial detyron ministrin e Drejtësisë të jap dorëheqjen

Më të fundit


Ministri i Drejtësisë në Qipro ka dhënë dorëheqjen, pas zbulimit të një vrasësi serial që u mori jetën 7 grave emigrante.

Ionas Nicolaou tha për mediat se po largohej nga posti i tij për arsye të “përgjegjësisë politike”, duke shtuar se ai nuk ishte i përfshirë personalisht në këtë rast. Nicolaou bëri thirrje që policia të zhvillojë një hetim të pavarur për mungesën e një hetimi fillestar në lidhje me zhdukjet.

“Unë kurrë nuk kam treguar ndonjë mos respekt, por kam treguar nevojën për një hetim të pavarur që do të tregojë çdo boshllëk në procedurat,” u tha ai gazetarëve.

Një polic 35-vjeçar i ushtrisë greko-qipriot pranoi vrasjen e 7 grave emigrante, që i ka bërë në një periudhë 3 vjeçare.

Protestuesit, në lidhje me rastin, i kanë bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe shefit të policisë të jepnin dorëheqjen duke i akuzuar për neglizhencë dhe racizëm të rasteve për personat e zhdukur, pasi viktimat ishin emigrante.



Skip to toolbar