Partizani thyen Tiranën, dy gola në pjesën e parë

AKTUALITET


Partizani ka thyer Tiranën në pak minuta, duke  e  mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Demat kanë arritur të shënojnë dy gola të shpejtë në të 28` dhe 34`, duke heshtur euforinë e Tiranës.

Goli i parë erdhi nga këmbët e Kordeiro. Braziliani shfrytëzoi një gafë të mbrojtjes së Tiranës, dhe futet në zonë, duke mposhtur Likën. Më pas ishte Solomon, që gjeti rrjetën duke përfituar nga asisti i Malës. Sulmuesi i të kuqve realizoi një gol të bukur me kokë, duke bërë që ekipi bardheblu të dorëzohet shumë shpejtë.

Tirana, para pësimit të dy golave, shkoi disa herë në portën kundërshtare, duke tentuar rrjetën, por të gjitha tentativat shkuan dëm. Tashmë pritet reagimi i ekipit bardheblu në 45 minutat e dyta të ndeshjes.



Skip to toolbar