Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

BOTA


Bilanci i katastrofës në Nepal ka shkuar në 903 viktima, ndërsa rreth 4,200 persona rezultojnë të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në disa prej zonave më të goditura, pavarësisht kushteve të vështira dhe reshjeve të vazhdueshme. Në Gyirong, liqeni pengues i krijuar mbrëmjen e së shtunës (29 gusht) është tharë natyrshëm dhe zona është pastruar në masë të madhe. Megjithatë, reshjet pritet të vazhdojnë deri të marten (1 shtator).

Situatën e vështirësojnë edhe shtresat e trasha të llumit, të cilat në disa zona kalojnë një metër thellësi, duke rritur rrezikun që njerëzit të mbeten të bllokuar. Në operacionet e kërkimit janë angazhuar 117 zjarrfikës dhe 13 qen shpëtimi. Dy raunde kërkimi kanë përfunduar deri tani.

Qeveria australiane ka konfirmuar se 43 shtetas australianë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. “Nuk e kemi humbur shpresën se mund t’i shpëtojmë ata australianë shëndoshë e mirë”, deklaroi ndihmësministri i Jashtëm Matt Thistlewaite. Ndërkohë, Cara Severino, e cila ishte raportuar fillimisht e zhdukur, arriti të ecte deri në një zonë të sigurt dhe u mor në kujdes nga zyrtarët konsullorë.

Të paktën 275 shtetas indianë rezultojnë ende të zhdukur në Nepal, ndërsa 128 persona të tjerë me origjinë indiane janë gjithashtu në listën e të zhdukurve. India ka dërguar në Katmandu një ekip 19-anëtarësh mjeko-ligjor, i cili po ndihmon në analizimin e ADN-së dhe identifikimin e viktimave.



Skip to toolbar