Rrezikonin të mbyteshin në ujërat e Spilles, shpëtohen mrekullisht 8 persona

AKTUALITET


Tetë persona janë gjetur në një situatë të vështirë në ujërat e plazhit të Spilles teksa po udhëtonin me skaf në drejtim të Forsilukut.

Të gjendur rreth 1 milje larg bregut të detit, mjeti lundures pësoi defekt në pjesën e motorit dhe për pasojë ishte mbushur me ujë e shtatë anëtarët e një familje dhe drejtuesi rrezikonin të mbyteshin.

Ata janë parë nga patrulla e Policisë Kufitare që i kanë shkuar menjëherë në ndihmë duke tërhequr mjetin lundrues për ta nxjerrë më pas në breg. Fatmirësisht asnjë prej tetë personave nuk pësoi lëndime dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.



Skip to toolbar