Debati në Real Story, Spiropali: Venecia çimentoi 30 qershorin. Maliqi: nuk u thirr për këtë

POLITIKË


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur me deputetin Lefter Maliqi, në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, në News24. Temë debati është bërë raporti i Komisionit të Venecias, i cili sipas Spiropalit, çimentoi ligjshmërinë e 30 qershorit. Por, për deputetin Maliqi, “Venecia” u thirr për Presidentin Ilir Meta dhe nuk ka në dorë ligjshmërinë e zgjedhjeve, pasi sipas tij, kjo gjë i takon OSBE/ODIHR.

“Zgjedhjet e 30 qershorit u bënë për të shpëtuar ligjshmërinë në vend. Ne jemi krenarë, që zgjedhjet u bënë. Patjetër që ne donim t’i kishim përballë, por nuk ishte vendimi ynë. Venecia e çimentoi shumë qartë”, tha Spiropali, ndërsa Maliqi deklaroi se “këtë s’e ka Venecia, e ka OSBE/ODIHR”. Sipas deputetit të opozitë parlamentare, Komisioni i Venecias nuk mund të flasë për zgjedhjet, pasi u thirr për Presidentin dhe 30 qershorin. Por, Spiropali vuri në dukje se Venecia deklaroi se 30 qershori ishte i padiskutuar.

Deputeti i Kuvendit të Republikës, Lefter Maliqi u ndal te zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa foli edhe për raportin e Komisionit të Venecias. Ai tha se ky institucion nuk mund  të gjykojë pjesën e sigurisë kombëtare në një vendin tonë.

Sipas Maliqit, debati i krijuar mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrisë mbi 30 qershorin i ngjan më tepër një dyluftimi mes  “gjelash”.

Deputeti Maliqi i ftuar në “Real Story” në News 24, theksoi se nëse meta nuk do shtynte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, vendi rrezikonte të shkonte drejt  përplasjes fizikle dhe verbale nga jugu në veri.

Maliqi i tha Spiropalit se ajo flet kundër presidentit Meta, për shkak se mbron Ramën, pasi e ka bërë ministre. Ndërsa, Spiropali tha se edhe Lefter Maliqi ka të drejtë të bëhet me kë të dojë dhe të bëhet çfarë të dojë.



Skip to toolbar