Luiza Gega thyen rekord kombëtar, por s’ia del për medalje

SPORT


Atletja shqiptare Luiza Gega e ka mbyllur garën e saj të 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës në Koha të Katarit, duke marrë vendin e 9-të.

Ajo përfundoi me një kohë 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat duke thyer rekordin kombëtar me 3 sekonda, por nuk ja doli dot të rrëmbente një medalje në garën e Katarit. Luiza Gega është atletja e parë shqiptare që garon në një finale të Botërorit të Atletikës.


Medaljen e artë e fitoi Betaris Çepkoeç nga Kenia me 8 minuta e 57 sekonda e 84 të qindtat. Pas saj u pozicionua Coburn nga Malajzia dhe e treta Krause nga Gjermania.




Skip to toolbar