Një 42-vjeçare i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i 5-të i një pallati. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Hysen Gjura’ në Tiranë, pasditen e të mërkurës.
Gjendja e rënduar psikologjike mendohet të jetë shkaku i vetëvrasjes së 42-vjeçare, e cila u hodh nga ballkoni i banesës së saj.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, ndërsa vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të arsyeve që e çuan 42-vjeçaren në vetëvrasje.