Rama rikthen prefekt në Elbasan “gjeneralin” që kishte këshilltar

AKTUALITET


Maksim Malaj, Këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë është emëruar në postin e Prefektit të Elbasanit. Këtë post Malaj e mbante edhe para se të emërohej këshilltar i Kryeministrit Rama. Sipas vendimit të qeverisë, rikthimi i tij në postin e mëparshëm është bërë me kërkesë të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjeneral Major Maksim Malaj u emërua këshilltar i çështjeve të sigurisë para 10 muajve, pas largimit të Sandër Lleshaj nga ky post dhe emërimit të tij ministër i Brendshëm.


Pas largimit të Malaj, në postin e prefektit u emërua Gledian Llatja, i cili në zgjedhjet e 30 qershorit kandidoi për kryebashkiak të qytetit të Elbasanit, duke krijuar vakancë të postiti të Prefektit.

Pas 10 muajsh si këshilltar për sigurinë në Kryeministri, Malaj është rikthyer sërish në vendin e tij të prefektit të Elbasanit me propozim të ministrit Lleshaj.




Skip to toolbar