Një ngjarje tragjike ka tronditur pasditen e së dielës Pogradecin, kur nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup. Sipas të dhënave paraprake, vajza rreth 10 vjeçe ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.
Të parët që kanë konstatuar ngjarjen e rëndë kanë qenë banorët e fshatit, por pa mundur që të shpëtojnë nënë e bijë. Ndërkohë, pas njoftimit nga banorët, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Lidhur me këtë ngjarje, policia deklaroi zyrtarisht se rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rrëshqitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe. Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.