Pas mbylljes së procesit të votimin në Kosovë dhe nxjerrjes së Exip Poll-eve të para, Lëvizja “Vetëvendosje” ka dalë me një konferencave për media duke deklaruar se ata janë fituesit e këtyre zgjedhjeve. Besnik Bislimi, zyrtar i lartë i partisë së Albin Kurtit, theksoi se megjithëse besojnë se janë fituesit të zgjedhjeve do të presin rezultatin përfundimtar.
“Ia kemi dalë për fitore. Raportimet që kemi nga raportet e nxjerrin VV si fituese të këtyre zgjedhjeve. Për neve është e rëndësishme vota e sovranit, por derisa të kemi rezultatet do ta shtyjmë fitoren. I bëjmë thirrje komisionarëve dhe vëzhguesve. Fitorja është në kutitë e votimit. Porosia ime është që ta ruani votën”, është shprehur ai.
Edhe ish ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri nga PDK-ja, ka thënë se PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Ndërsa i nominuari për kryeministër i AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka qenë i kënaqur me daljen e qytetarëve në votime duke thënë se ia ka vlejtur që ia ka kthyer mandatin popullit. “Rezultatet kanë filluar që të publikohen por nuk do t’i komentoj. Janë tri momente të duhet të theksohen janë se Kosova ka treguar pjekuri politike, zgjedhjet kanë shkuar më mënyrën më të mirë të mundshme. Vlen të theksohet se këtë herë është votuar vetëm me dokumente të Kosovës dhe ajo që është më e rëndësishme është që mandati është më i sigurtë kur i kthehet popullit në një tension politik. Besoj që ky standard do të aplikohet. Vërejmë rritje për AAK, por s’mund të japim rezultatet ende. Fakti që kanë dalë më shumë është dëshmia që ia ka vlejtur që t’i kthehet mandati popullit”, tha Haradinaj.