Një shpërndarës droge ka përfunduar në polici, pasi tentonte të shiste kanabis pranë shkollave në qytetin bregdetar të Vlorës. 41-vjeçari i quajtur Muhamet Velo është vënë në prangat e policisë së Vlorës, për shkak se është kapur me 56 doza kanabis, që sipas policisë i shpërndante në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit.
Ai është arrestuar në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” ku edhe banonte. Po ashtu në një distancë të afërt u kapën edhe R. Xh, 23 vjeç, i cili është vënë nën hetim, pasi pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga Muhamet Velo. I arrestuari u vu në pranga falë operacionit ‘PlayStation’ dhe akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.