Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit (pranë Ferizajt).
Një grua nga Shqipëria ka humbur kontrollin e makinës së saj dhe ka dalë nga rruga ndërsa në mjet ndodhej edhe foshnja e saj.
Si pasojë e aksidentit të ndodhur pas mesnatës foshnja ka ndërruar jetë, ndërsa e ëma ka mundur që të mbijetojë pavarësisht lëndimeve.
Grupi hetimor ka kryer hetimet në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të aksidentit.