Kryeministri i Etiopisë rrëmben Nobelin për Paqen

AKTUALITET


Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpallur fituesi çmimit Nobel për Paqen për vitin 2019-të.

Kryeministri i Etiopisë është vlerësuar për marrëveshjen e paqes të nënshkruar një vit më herët me Eritrean, duke i dhënë fund një konflikti 20 vjeçar, i cili nisi me luftën në kufi në vitin 1998.


Dy shtetet afrikane hapën vitin e kaluar ambasadat në kryeqytet respektive, duke i çuar në një tjetër nivel marrëdhëniet diplomatike.

Të dy vendet i dhanë fund tensioneve prej dy dekadash në një kthesë dramatike të ngjarjeve pasi Ahmed shtroi një degë të ullirit tek presidenti eritrean në fjalimin e tij inaugurues në prill.

Nga viti 1998 të dy vendet zhvilluan një luftë të përgjakshme në të cilën rreth 70,000 njerëz humbën jetën nga të dy anët.

Në 100 ditët e tij të para në pushtet Abiy Ahmed shfuqizoi gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke dhënë amnisti për mijëra të burgosur politikë. Ai ndërpreu censurën politike në media, legalizoi grupe të paligjshme të opozitës, duke hequr lider militantë të korruptuar dhe rriti ndjeshëm ndikimin e grave në jetën politike dhe komunitare të Etiopisë. Ai gjithashtu premtoi të forcojë demokracinë duke organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

301 kandidatë ishin nominuar për çmimin Nobel të këtij viti, duke përfshirë këtu 223 individë dhe 78 organizata.

Në mesin e kandidatëve favoritë për Nobelin për Paqen për vitin 2019, ishin kancelarja gjermane Angela Merkel, Papa Françesku dhe aktivistja 16 vjeçare për mbrojtjen e mjedisit, Greta Thunberg.




Skip to toolbar