Ka nisur edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës, e cila ofron jo vetëm një garë të fortë sportive, por edhe një mundësi për tu argëtuar dhe për të mbajtur trupin në formë. Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe më shumë 42 shtete të ndryshme, do sfidojnë veten dhe kolegët e tyre në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”. Ajo që bën të veçantë këtë Maratonë është itinerari panoramik ku do të kalojë dhe pjesmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkojnë të thyejnë rekorde.maratona
Në fjalën e tij para nisjes së Maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një ekseriencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjitha pjesmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës. “Shumë faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Një duartrokitje për ata që kanë ardhur nga Kosova nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga qytete të tjera të Europës. Nga Asutralia, Zelanda e Re., Japonia, Kina, Amerika, Kanadaja, Kili. Nga të gjithë bota. Faleminderit që keni ardhur në Tiranës, jam i sigurt që do të largoheni jo vetëm me një eksperiencë fantastike, por edhe me miq të rinj”, tha Veliaj.