Kuqezinjtë, stërvitje në Moldavi: Shans për të provuar të rinjtë

SPORT


Kombëtarja pas humbjes me Turqinë në frymën e fundit, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Moldavinë, e vlefshme për Europianin e 2020-ës.

Ashtu si ditën e shtunë, edhe të dielën lojtarët e kombëtares zbritën në fushën e blertë për t’u stërvitur, pasi koha është shumë e paktë për të përgatitur sfidën.

#Kombëtarja 🔴⚫ ka kryer stërvitjen e paradites në Moldavi. Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e radhës, ndaj Moldavisë, e vlefshme për #EURO2020.#14Tetor Moldavi-SHQIPËRI ALB💪🇦🇱⚽ #NeJemiNjë

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Sonntag, 13. Oktober 2019

Deri tani duket se nuk ka asnjë problem për lojtarët shqiptarë, ndërsa në pasdite pritet e konferenca e trajnerit me kapitenin që do ta shoqërojë përpara gazetarëve.

Pas humbjes me Turqinë, e cila praktikisht ka shuar çdo shpresë të kuqezinjve për kualifikim, pritet që në këtë sfidë trajneri Reja të bëjë disa ndryshime në formacion. Më shumë hapësira do të kenë lojtarët e rinj, ndërsa pritet të bëjnë debutimin edhe dy lojtarët e rinj Taulant Seferi dhe Lindon Selahi.

Ende në dyshime për sfidën është mbrojtësi 19-vjeçar Marash Kumbulla, i cili vuan një dëmtim në shpatull nga ndeshja e fundit që luajti në ‘Seria A’.

Për sa i përket ndeshjeve me Moldavinë kombëtarja shqiptare është e favorizuar në bazë të statistikave. Në katër përballje të mëparshme kuqezinjtë kanë fituar tre herë, ndërsa vetëm në një rast ndeshja është mbyllur në barazim. 8 gola gjithsej kanë realizuar futbollistët e kombëtares sonë, ndërsa dy herë ata të Moldavisë. Për këtë sfidë UEFA ka përcaktuar edhe arbitrit që do të jetë një katërshe nga Anglia me kryesor Chris Kavanagh.



Skip to toolbar