Një automjet tip “Benz” është djegur plotësisht gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njofton se automjeti ishte në pronësi të shtetasit P.Z., banues në Tiranë, por ai e kishte denoncuar si të vjedhur që në datën 23.09.2019. Prej kësaj date policia e kishte shpallur në kërkim automjetin.
Por ai u gjend i braktisur në autostradë teksa ishte shkrumbuar nga flakët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për veprime të mëtejshme.