Ish-kreu i Bundestagut dënon djegien e mandateve

POLITIKË


Ish-presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert ka dënuar ashpër vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke u shprehur se ata ndërmorën atë veprim se nuk u pëlqeu rezultati i zgjedhjeve, por sipas tij në demokraci duhet të presësh që të marrësh rezultatin e radhës. Duke folur në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Lammert, ai u shpreh se nuk i pëlqen bojkoti, pasi sipas tij çdo rezultat është i përkohshëm dhe një vendim është i vlefshëm sot sepse për të ka pasur një shumicë që mund të korrigjohet nesër me një shumicë demokratike.

“Nuk më pëlqeu kur Socialistët bojkotuan parlamentin se demokratët fituan zgjedhjet dhe po aq më pak më pëlqen se demokratët bojkotojnë parlamentin sepse rezultati i zgjedhjeve nuk është në favor të tyre. Askush nuk ka pse të më njohë dhe të më tregojë nevojën dhe frustrimin e demokratëve. E njoh, por pyetja që mbetet dhe qëndron është: Se sa të mençur dhe të orientuar drejt së ardhmes janë bojkotet e ndërsjella, refuzimi i bashkëpunimit në vend të rrugës së mundimshme, padyshim të mundimshme për të qenë në konkurrencë me njëri tjetrin dhe në këtë gjendje konkurrence të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, pasi çdo gjë është e përkohshme. Një vendim është i vlefshëm sot, sepse për të ka pasur sot një shumicë, por ama mund të korrigjohet nesër në një shumicë tjetër demokratike. Kjo është një detyrë e rëndësishme e edukimit politik që të reflektojë dhe të hedhë dritë mbi situata të tilla, mbi kontekste të tilla, pasi është e vështirë që më vonë të riaktivizohen këndvështrime të tilla”, tha Lammert

Ndërkohë, i pranishëm gjatë deklaratës së Lammert ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta. Kujtojmë se në shkurt të vitit 2019 partitë opozitare dogjën në masë mandatet, duke u larguar nga Parlamenti, ndërsa nisën të protestonin pothuajse çdo javë përpara Kryeministrisë nën thirrjet “Rama Ik”.



Skip to toolbar