Vllaznia mposhtet me 2 gola në shtesë

SPORT


Partizani ka dalë triumfues nga transferta me Vllazninë, me shifrat 1-3, duke i bërë ballë presionit të shkodranëve. Në një “Loro Boriçi” të mbushur me mijëra tifozë shkodranë, të dyja ekipet e nisën në ekuilibër, por takimi u zhbllokua në minutën e 14-të, nga goli i Kordeiros, që shfrytëzoi një pasiguri të Sherrit.

Gjithsesi, pas vetëm 4 minutash, ishte Krymi që shënoi pothuajse një gol të njëjtë për vendasit, që ndoqi aksionin dhe çoi në fundin e rrjetës një top të mbetur në zonën e Hoxhës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që e dyta nisi e vakët dhe me pak raste. Ekipi i Jonuz pretendoi për një penallti për prekje me dorë të Telushit brenda zone, por Koçi nuk ishte i këtij mendimi. Ndërsa ndeshja po shkonte drejt një barazimi, vetëm në minutën e 92-të, ishte një shkodran, Çinari, ai që nga hyrja e zonës goditi fort dhe mposhti Sherrin. Në sekondat e fundit, Vllaznia humbi ekuilibrat dhe Jasir Asani, bëri gjithçka mirë vetë duke shënuar edhe golin e tretë. Në fund, Partizani fitoi me shifrat 1-3, duke marrë 3 pikë me shumë vlera, dhe tani e gjen veten në kuotën e 14 pikëve, në vendin e tretë. Ndërkohë, me 12 pikë mbetet në vendin e gjashtë Vllaznia.

Në takimet e tjera Tirana fitoi me shifrat 2-1 në kryeqytet kundër Laçit. U deshën vetëm 4 minuta që Dunga të kalonte bardheblutë në avantazh, por pa kaluar 120 sekonda kurbinasit realizuan me Nuabueze, duke rikthyer baraspeshën. Gjithsesi po brenda pjesës së parë Tirana do të shënonte golin e fitores falë Kale-s që goditi bukur brenda zonës. Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës në katër javët e fundit, ndërsa nga ana tjetër Armando Cungu debuton me humbje në krye të pankinës së Laçit.

Në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit është mbyllur me porta ta paprekura. Më këmbëngulës, madje edhe dy pretendime për penallti i pati skuadra vendase, por gjithsesi në fund ashtu si verilindorët morën vetëm një pikë.

Ndeshja tjetër e kësaj javë mes Luftëtarit dhe Bylist është mbyllur me shifrat 1-1



Skip to toolbar