Zgjedhorja, Balla: PD nuk e do votën e emigrantëve

POLITIKË


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një deklaratë të fortë në emisionin  “Real Story” ku tha se PD nuk e do votën e emigrantëve dhe nuk ka denjuar të ulet kurrë për të diskutuar për formulën se si ajo do të zhvillohet. Balla tha se në zgjedhjet e 2021 vendi do të votojë me Kodin e ri elektoral që do të miratohet deri në fund të vitit. Si themel të reformës Zgjedhore, Taulant Balla ka renditur depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe transparencën në fushatë.

“Themeli i Reformës Zgjedhore është depolitizimi i të gjithë komisioneve zgjedhore dhe transparenca e fushatës zgjedhore. Vota e emigrantëve është ajo që ka kërkuar PS, por PD nuk ka pranuara kurrë të ulet të flas. PD nuk e dëshiron votën e emigrantëve. Ajo nuk është ulur kurrë edhe të diskutojë në lidhje me formulën se si mund të realizohet. Në zgjedhjet e vitit 2021 do të shkohet me Kod te ri Zgjedhor, ka përfunduar. Do te shkohet me Kod të ri. Do ta votojmë deri në fund të vitit.” tha Balla

Balla tha gjithashtu se PD tenton të mbajë peng reformën Zgjedhore dhe se maxhoranca ka vite që e pret PD-në për të, por dhe kjo pritje ka një fund.

“Ne e kemi pritur PD-në me vite. Që në 2016 e presim PD-në të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Pritja e ka një fund. Dokumenti i Bundestagut e ka të qartë që reforma duhet miratuar me konsensusin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. PD nuk mund ta mbajë peng”, tha Balla.



Skip to toolbar