Lami në Real Story: Reforma në Drejtësi frenon Rusinë

POLITIKË


Politologu Roland Lami ka deklaruar në Real Story të Sokol Ballës se reforma në drejtësi e frenon influencën ruse në Shqipëri, duke argumentuar edhe faktorët se përse Shqipëria është e rrezikuar nga Rusia dhe që deklaratat e ambasadorit rus në Tiranë, duhen marrë me seriozitet.

“Unë do përpiqem të përmend 2-3 të dhëna që të ndihmojë në zbërthimin e një analize gjeopolitike. Unë gjykoj që po t’i referohemi deklaratave të krerëve të lartë të BE dhe disa nga argumentet e dhëna nga vendet anëtare ka qenë edhe përmendja e faktit të influencës së shtuar ruse, kineze dhe turke në rajon. Nisur nga këto të dhëna, ne e marrim me seriozitet këtë deklaratë të ambasadorit rus në Tiranë”, deklaroi politologu Lami.

Por sipas tij, Shqipëria “ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku ka të dhëna të mjaftueshme për filo rusë, siç e tregojnë sondazhet, ka prezencë të shtuar të investimeve ruse, në Shqipëri është gati e papërfillshme”. “Kjo na mbron në një farë mënyre nga pretendimi nga teza për influencë ruse te ne. Mos harrojmë se ka një teori ruse, ‘aty ku nuk ka prezencë ekonomike, ushtarake, kulturore, luan me tezën e destabilizimit’”, shpjegoi Lami.

Ndërkohë, lami tha se bashkohet me Ngjelën sa i përket frikës nga reforma në drejtësi, e cila mund të frenojë influnencën ruse. “Rusia mund të ndërhyjë në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit dhe reforma në drejtësi e luftën këtë fenomen. Prandaj Reforma në Drejtësi frenon që të mos depërtojë influenca ruse”, u shpreh Lami.

Sa i përket linjës kineze, ai tha se ka një shqetësim real, ndoshta nuk është e shprehur në nivelin e Rusisë, por problemi është se strategjia kineze është globale, pasi ka investuar në mbi 100 vende. “Po të vijmë në rajon, 805 milionë euro ka borxh Mali i Zi nga KinEs. 8 milionë euro janë investuar në autostradën Mali i Zi-Serbi, po ashtu në Greqi. Edhe në Shqipëri ka, por nuk është në nivele shqetësuese siç është në vendet e lartpërmendura. Ne kemi një prezencë të shtuar të prezencës së Turqisë, nga pikëpamja kulturore, ekonomike dhe arsimore. Është prezencë që nuk është e ngjashme me Rusinë dhe Kinën, por është prezentë te ne”, tha Lami.



Skip to toolbar