Pentagoni ka publikuar videon e operacionit të vrasjes së liderit të ISIS Abu Bakr al-Bagdadi.
Siç shihet nga pamjet e kamerave nga Forcat Speciale të SHBA, një grup ushtarësh po shkojnë drejt një ndërtese të madhe në Barisa, një fshat i vogël në veri-perëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, ku fshihej i ashtuquajturi Kalifi Islamik. Abu Bakr al-Bagdadi u përpoq të shpëtonte përmes tunelit, por pasi e kuptoi që nuk do të dilte i gjallë shpërtheu brezin me eksploziv që mbante veshur.
Të vdekur mbetën edhe tre fëmijë që ishin me të si dhe dy gratë e tij, të cilat gjithashtu mbanin eksploziv, por nuk i aktivizuan ato. Sipas Washington Post, ai që dorëzoi te amerikanët udhëheqësin e ISIS ishte një zyrtar i nivelit të lartë në radhët e xhihadistëve. Informatori, i cili ishte i pranishëm në kohën e bastisjes, la zonën dy ditë më vonë bashkë me familjen e tij.